DROPULL- Kryeministri Edi Rama gjatë një bashkëbisedimi me banorët e Bashkisë së Dropullit nuk i kurseu batutat. Teksa një nga qytetarët shprehtë shqetësimin e tij për Hipotekat, si dhe për kreun e institucionit të saj, një tjetër banor ndërhyn duke i dalë në mbrojtje drejtorit.

Kaq mjaftoi që Rama të ndërhynte, ndërsa shtoi me humor se nuk i interesonte se si ishte drejtori i Hipotekave, pasi nuk kishte motër që ta merrte për dhëndër.

Banori:
Mund të kemi shpresa për më shumë punësim? (Banori flet, ndërsa Rama i thotë disa herë; vazhdo, vazhdo) Kam shqetësim me Hipotekat. Ju ka çuar dhe djali im mesazh.

Rama: Ua kam thënë të gjithëve, shkruani tek portali ‘Shqipëria që duam’
Banori: Siç keni thënë dhe ju; Shqipëria është një nuse e veshur keq.
Rama: Ku i dëgjoni këto shprehjet e mia ju në Dropull?!

Ndërhyn banori tjetër: Drejtori është i mirë….(drejtori i Hipotekes)
Rama: Nuk kam motër ta marr për dhëndër drejtorin. As vajzën…S’kemi ardhur për të bërë krushqi për drejtorin. Ai tha mendimin e tij për Hipotekat.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: