Debatet në Kuvend ditën e sotme kanë vijuar deri në orët e vona të pasdites, ku nuk kanë munguar as batutat mes kundërshtarëve.

Teksa fliste në parlament deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, kryeministri Edi Rama ka shkëmbyër batuta me të.

Në momentin që ndodhej në foltore, kreu i qeverisë Rama i fliste nga prapa: “Herën e parë ishe më në formë, sot nuk je ti..”

Ndërsa Salianji ia ka kthyer: “Kujtova se e kishe brënda (pas një momenti pauze ka shtuar)…kufjet”.

 (BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: