Në Mynih nuk është vetëm kohë festash por edhe rinovimesh. Në një kohë kur e gjithë vëmendja është e përqendruar tek rinovimi apo jo i kontratës së Pep Guardiolës, drejtuesit e Bayern Munchen kanë arritur akordin me katër lojtarë. Xavi Alnso, Boateng, Javi Martinez dhe Thomas Myller kanë hedhur firmat e tyre mbi kontratat e reja. Një “poker” rinovimesh si për t’i bërë parapritë një largimi të mundshëm të teknikut spanjoll. Edhe gjatë konferencës së sotme Pep ka theksuar se të ardhmen e tij do ta bëj publik vetëm pas ndeshjes kundër Hanover. Alonso ka rinovuar kontratën deri në vitin 2017 ndërsa Martinez, Boateng dhe Myller deri në vitin 2021.
(er.shk/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb