Disa shqiptarë të Kosovës, ashtu siç edhe ne para pak ditësh, me të rënë të dëborës kanë nxituar të ndërtojnë ‘njeriun prej bore’. Në mendje iu ka vajtur që t’i shtojnë edhe disa simbole kombëtare dhe për më tepër e kanë dërguar në faqen zyrtare të klubit të njohur gjerman të Bayern Mynchen.

Kjo ishte një nga një milon fotot që mbërrinjë në këtë faqe, por duket se foto e shkrepur nga shqiptarët e Kosovës iu ka bërë më shumë përshtypje gjermanëve. Ata nuk kanë nguruar që ta bëjnë publike një foto të tillë që bën të lumtur gjithë tifozët shqiptarë të Bayern, që në trojet tona nuk janë të pakët.
16142571_1365190686885335_6118503839666313276_n
Bayern Mynchen e përshkruan kështu foton e postuar: “Ne i duam këta njrëz prej bore, postoni fotografitë e dimrit në komente”.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb