Ndeshja që pritet të dhurojë më shumë emocione në Champions League pa dyshim është ajo midis Bayern Munchen dhe Real Madridi-t. Gjermanët që kërkojnë të hakmerren për atë eleminim të diskutueshëm vitin e kaluar, kohët e fundit po hasin probleme, për shkak të dëmtimeve të shumta. Pas mungesave të Arturo Vidal, Manual Neuer dhe Kingsley Coman, Die Roten i duhet të bëjnë pa Corentin Tolisso dhe me shumë mundësi edhe pa David Alaba.

Sipas asaj që raportohet nga Kicker, gjendja e Alaba është “në diskutim” dhe mund të zëvendësohet nga Rafinha. Mbrojtësi i majtë, i cili ka vuajtur për disa javë nga një dëmtim në kofshë, në ndeshjet e fundit është aktivizuar vetëm sporadikisht. Të dielën ai u stërvit me shokët e ekipit, por aktivizimi të mërkurën në ndeshjen e parë gjysmëfinale nuk është ende e sigurtë. Ekipi bavarez është në pritje për të parë nëse lojtari do të shfaqë shqetësime gjatë javës, në mënyrë që të marrë një vendim përfundimtar. Nëse Alaba nuk ja del dot deri të mërkurën, me shumë mundësi do të zëvëndësohet nga Rafinha.

Mungesa e Alaba është një goditje e madhe për gjermanët, që në krahun e majtë nuk kanë shumë alternativa, pasi Rafinha nuk ka bindur shumë këtë sezon, dhe austriaku shihej si lojtari ideal për të thyer aksionet e spanjollëve. Deri të mërkurën mund të ndodhin shumë gjëra, me bavarezët që shpresojnë te rikuperimi i lojtarit

 (BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: