Bashkimi Evropian paralajmëroi se nga 5 mijë xhihadistë nga vendet evropiane, të cilët vlerësohet të ketë shkuar në Siri dhe Irak, një e treta e tyre është kthyer në Evropë dhe është e mundur që të kenë planifikuar sulme terroriste. Bazuar në të dhënat e raportit të bërë publik nga BE rreth 1.750 xhihadistët janë kthyer në Evropë.
Raporti thotë se ka dy lloje të “luftëtarëve të huaj terrorist”, të cilët janë kthyer në Evropë.
“Shumica prej tyre kthen vullnetarisht, ndërsa të tjerët dërgohen me mision të veçantë, e kjo po shkakton shqetësim”, thuhet në raportin e BE-së. Raporti paralajmëron se kjo mund të jetë një kërcënim për sigurinë. Gra nga vendet evropiane dhe fëmijët, që janë lindur atje mund të sjellin të ashtuquajturin shtetin e Kalifatit Islamik nga Iraku dhe Siria, pasi është e mundur që ata të jenë radikalizuar.
Sipas raportit deri në 2.500 xhihadistë nga Evropa mbetën ende në fushëbeteja dhe mendohet  se nuk ka gjasa kthimi i tyre.

 

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb