Opozita demokratike e Venezuelës dhe të burgosurit e saj politikë morën të mërkurën Çmimin Saharov të Bashkimit Evropian për të drejtat e njeriut.

Parlamenti Evropian tha se donte të shpërblente guximin e studentëve dhe politikanëve të cilët po luftojnë për liri përballë një qeverie shtypëse.

Laureatët e Çmimit thanë se nderi që iu bë kishte një domethënie të madhe për ta.

Vitin e kaluar çmimi iu dha dy grave Yazidi që u arratisën nga skllavëria seksuale e grupit Shtetit Islamik.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb