Liderët e Bashkimit Europian kanë finalizuar marrëveshjen me Turqinë mbi refugjatët. Njoftimi është bërë i ditur nëpërmjet rrjetit social “Twitter” nga kryeministri finlandez Sipila.

Sipas tij Ankaraja ka pranuar propozimin e Bashkimit Europian. Në bazë të kësaj marrëveshjeje, Turqia do të pranojë të gjithë emigrantët që kalojnë Detin Egje dhe arrijnë në Greqi.

Në këmbim, BE-ja do të marrë refugjatë sirianë direkt nga Turqia, do t’i sigurojë asaj 6 miliardë euro ndihma dhe do të përshpejtojë negociatat për anëtarësimin e Turqisë në BE dhe planet për liberalizimin e vizave. Po sipas marrëveshjes, BE-ja, për çdo emigrant të kthyer në Turqi, do të pranojë një refugjat sirian derisa numri i tyre të arrijë në 72 000.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: