Menu Krye Të Fundit | Shqipëria |

BE “pajton” PS dhe PD, palët me draft të përbashkët, kërkojnë datë për hapjen e negociatave

WhatsApp Image 2018-02-13 at 12.23.18

TIRANE- Ndërsa Komitetit i Stabilizim–Asociimit përmbylli takimin e tij të 12 në Tiranë, burime pranë Partisë Demokratike bëjnë me dije për “BalkanWeb” se opozita e pozita kanë arritur të dalin me një deklaratë të përbashkët, me të cilën kërkojnë një datë për hapjen e negociatave me BE për Shqipërinë.

Një kopje të dokumentit të dakordësuar mes palëve ka mundur të sigurojë edhe “BalkanWeb”
doku2

doku 3

doku 4

doku1

Në fund të takimit, lajmi u konfirmua edhe nga socialisti Taulant Balla: “Kemi një dakordësi të plotë mazhorancë-opozitë, ku rekomandohet hapja e negociatave dhe caktimi i një date. Lajmi i mirë është që më në fund kemi një dokument të përbashkët edhe me opozitën. Jemi të gjithë bashkë për të punuar për Shqipërinë europiane”, tha Balla.

Me heret, PD beri publik dokumentin e saj me 9 amendamente ne perfundim te mbledhjes, prej te cilave “BalkanWeb” meson se jane pranuar 7, ato për blerjen e votës dhe që zyrtarët e lartë të mos kenë mbrojtje, por të hetohen si qytetarë të zakonshëm. Po ashtu janë pranuar tre amendime të propozuara nga deputetja e PD-së Jorida Tabaku për përfshirjen e opozitës, çështjen e pronave dhe koncensionet.

Ne mbyllje te takimit edhe demokrati Genc Pollo u deklarua i kenaqur me dokumentin e arritur mes paleve. “Ramë dakord për rekomandimet. Morëm edhe votat e PS. Por treguam dhe pikat ku nuk jemi dakord. Qeveria bën fajtore opozitën për gjithçka. Ne s’jemi dakord për partneritetet private/publike pasi janë bërë shqetësim në shumë drejtime. Gjithashtu çështja e azilkërkuese, numra shumë të larta. Ikja masive e shqiptarëve nuk është normale. Shqetësim tjetër yni ishte kalimi nga kanabisi te drogat e forta. Por nuk u arrit marrëveshje për lirinë e shtypit,” tha Pollo.

Komisioni i Stabilizim Asociimit/ PD me 9 amendamente, ja çfarë propozon
Partia Demokratike me synim kontributin e saj në njohjen e problemeve të Shqipërisë dhe për zgjidhjen e tyre, ka propozuar sot 9 amendamente mbi rekomandimet ekzistuese dhe disa pika të reja, ne kuader te takimit Komitetit Parlamentar të Stabilizim Asociimit qe nisi punen paraditen e sotme ne Tirane.

Mes amendamenteve te PD, eshte ai qe kërkon heqjen e imunitetit parlamentar, kur ai kërkohet nga organet e drejtësisë. “Qeveria refuzoi ta bëntë këtë në rastin e Tahirit, çka u kritikua nga grupi i PPE-së, deputetë dhe zyrtarë të qeverisve të vendeve anëtare të BE dhe SHBA”- thekson PD.

REKOMANDIMET E PD
Draft rekomandimet e Komitetit Parlamentar të Stabilizim Asociimit, që po zhvillohet në Tiranë, mbështesin disa nga shqetësimet kryesore të Partisë Demokratike për luftën krimit të organizuar, drogës, korrupsionit dhe domosdoshmërinë për zgjedhje të lira e të ndershme.

Një nga pikat ka të bëjë me nisjen e negociatave dhe Partia Demokratike e mbështet plotësisht pikën 3 të rekomandimit, ku thuhet se “Përcaktimi i një datë për hapjen e negociatave të anëtarësimit do të sigurojë një nxitje të fuqishme për miratimin dhe zbatimin e të gjithë reformave të lidhura me anëtarësimin në BE”.

Megjthatë për të kontribuar në njohjen e problemeve të Shqipërisë dhe për zgjidhjen e tyre, Partia Demokratike ka propozuar 9 amendamente mbi rekomandimet ekzistuese dhe disa pika të reja.

1. Partia Demokratike propozon që pika 5 e rekomandimeve të modifikohet duke vërejtur se blerja e votave dhe keqpërdorimi I pushtetit vazhdoi edhe pas marrëveshjes së 18 Majit.

2. Përsa u përket zgjedhjeve, Partia Demokratike në një amendament tjetër të saj propozon që rekomandimet e OSBE/ODIHR, përfshirë masat kundër blerjes së votës, duhet të zbatohen para zgjedhjeve të ardhshme.

3. Lidhur me rolin e Kuvendit, Partia Demokratike propozon që në pikën 9 të shtohet edhe një frazë tjetër, që siguron përfaqësimin e opozitës, nisur nga përjashtimi që qeveria i bëri opozitës nga takimi i fundit i Këshillit të Stabilizim-Asociimit, më 15 nëntor 2017, në Bruksel.

4. Një amendament tjetër i Partisë Demokratike kërkon heqjen e imunitetit parlamentar, kur ai kërkohet nga organet e drejtësisë. Qeveria refuzoi ta bëntë këtë në rastin e Tahirit, çka u kritikua nga grupi i PPE-së, deputetë dhe zyrtarë të qeverisve të vendeve anëtare të BE dhe SHBA.

5. Propozimi i Partisë Demokratike është që të shtohet një pikë në rekomandime për të theksuar së mosndëshkimi I politikanëve të lartë ul besimin e publikut dhe se rregullorja e Kuvendit nuk duhet të ofrojë mbrojtje ndaj të akuzuarve.

Partia Demokratike është plotësisht dakord me rekomandimin numër 10, si problemet kryesore që opozita ka ngritur prej 5 vjetësh. Ky është një nga rekomandimet kyçe që Shqipëria të ecë përpara me rrugën e integrimit. Ai vendos theksin tek lufta kundër korrupsionit de krimit të organizuar, të kryer nga prokurorë dhe gjyqtarë të pavarur dhe të paanshëm. I kërkon autoriteteve rezultate të pakthyeshme në luftën kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe pastrimit të parave.

6. Partia Demokratike propozon që pika 11 e rekomandimeve, e cila bën thirrje për çrrënjosjen e kultivimit të drogës dhe ndjekjen penale të kultivuesve. të jetë më e plotë. Amendamenti i saj për forcimin e masave kundër drogës, rrjeteve kriminale bazohet në shumë raporte që thonë se bandat e kanabisit janë duke lëvizur drejt drogave të forta si heroina dhe kokaina, duke paraqitur një rrezik edhe më të madh për vendin dhe BE.

7. Partia Demokratike propozon që, pas pikës 11, të shtohet një pikë tjetër e re, që shpreh shqetësimin për rritjen e numrit të azilkërkuesve nga Shqipëria dhe I kërkon qeverisë ta adresojë më tej këtë fenomen. Në vitin 2017 ka patur një bum të azilkërkuesve nga Shqipëria në vendet e BE-së, veçanërisht në Francë.

8. Partia Demokratike propozon ndryshimin e fjalisë ku preket çështja e pronave në pikën 13, duke kërkuar zbatimin e vendimit të të Gjykatës Kushtetuese, sepse qeveria vazhdon të zbatojë ligjin e pronave pa marrë parasysh vendimin e kësaj Gjykate për shfuqizimin e pjesshëm të ligjit.

Partia Demokratike mbështet plotësisht pikën 14, ku flitet për vetëçensurën dhe ndikimin e interesave politikë dhe ekonomikë në media, por propozon edhe një pikë të re, ku shpreh shqetësim nga përdorimi i gjuhës së urrejtjes dhe sulmeve politike ndaj gazetarëve.

9. Partia Demokratike propozon gjithashtu, një pikë tjetër të re, në fund të rekomndimeve, që ka të bëjë me vlerësimin e rreziqeve fiskale nga kontratat e konçesioneve, bazuar edhe në raportet e Komisionit Europian dhe FMN-së.
 (m.a/e.f/BalkanWeb)





Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.