TIRANE-Bebe Rexha ka mbajtur koncertin e saj të parë në Tiranë, ku fansa të shumtë kanë mbushur sheshin ‘Nënë Tereza’.
Ajo është shumë e emocionuar dhe duatrokitjet e fansave të saj në shesh e bëjnë atë të përlotet.
“Fansat e mi më të mëdhenj në Facebook, Instagram, Snapchat, janë gjithmonë shqiptarët, prandaj dua t’iu them faleminderit”, ka thënë ajo para publikut të shumtë, të cilët kanë brohoritur pas fjalëve të saj.
Ajo më pas ka interpretuar një nga hitet e saj më të mëdhenj “Me, Myself & I”, për të cilën tregon në gjuhën shqipe se e ka shkruar me kitarë dhe thote se është dibrane.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: