Këngëtarja me origjinë shqiptare Bebe Rexha ka shkëlqyer mbrëmjen e djeshme me performancën e saj në emisionin e njohur “The Late Late Show’ të prezantuesit James Corden në televizionin amerikan NBC.

Rexha solli një version të ri të këngës së saj të suksesshme “I Got You” e cila po ngjitet me shpejtësi në Billboard Charts të Shteteve të Bashkuara duke përfshirë në këngën e saj edhe një pjesë nga hiti i Destiny’s Child “Say my Name”.

Performanca e Bebe Rexha u prit me duartrokitje nga publiku Nju Jorkez i pranishëm në sallë ndërsa edhe komentet në rrjetet sociale ishin shumë pozitive. Bebe Rexha sapo ka publikuar një pjese nga albumi i saj “All Your Fault” që sipas kritikëve është i shkëlqyer.

Rexha bëhet edhe me speciale duke qenë se është kantautore e cila i realizon vetë të gjithë hitet e saj, ndryshe nga shumë artistë të tregut amerikan.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: