SHBA – Të kthesh një tragjedi në një mrekulli. Kjo është ajo që po bën Royce Young dhe bashkëshortja e tij, Keri Young. Vogëlushja që gruaja mban në barkun e saj nuk ka tru.

Në vend që të ndërprisnin shtatzëninë, çifti nga Oklahoma, SHBA vendosi që vogëlushja, të cilën e kanë quajtur Eva duhet të lindë për të shpëtuar jetë të tjera, duke dhuruar organet e saj.

Gjithçka është treguar nga babai, Royce nëpërmjet një postimi të gjatë në Facebook. ‘Ne vendosëm që Eva të lindë për shumë arsye, por ajo kryesorja është që të dhurojmë organet e saj për të shpëtuar jetë të tjera.

Untitled-2

Nuk po e bëjmë këtë gjest për t’u njohurur në mbarë botën apo për t’u ndier të mëdhenj. Por duam edhe që ta shohim vogëlushen tonë”- shkruan në Facebook ky baba kurajoz.
“Do të jetë tepër e dhimbshme të shkojmë në maternitet, ku të shohim vogëlueshen tonë të lindë dhe pastaj të mos e marrim me vete në shtëpi”- ka vazhduar më tej babai.
“Do të dëshiroja shumë që vajza ime të ishte perfekte, ta shihja tek fikte qiririn e tortës të ditëlindjes së saj të parë. Do të doja të shihja se si koka e saj e vogël përplaset nëpër tavolinat nëpër shtëpi, teksa mësohet hapat e saj të para.

Doja ta shihja tek vraponte për të marr celularin për të lexuar mesazhin e të dashurit të saj të parë. Dua që të gjithë këtë ta ndryshoj po nuk mundem, ky është realiteti ynë dhe nuk ka asnjë mundësi për ta ndryshuar”- përfundon postimin babai.

(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: