Legjenda e Manchester United, David Beckham, i ka dhënë Louis van Gaal mbështetjen e tij, dhe këmbëngul se ai dëgjon vetëm fjalë të mira për holandezin.

Pozicioni i Van Gaal u vu në diskutim që pas eleminimit nga Liga e Kampionëve dhe rezultateve zhgënjyese në Premier League kohët e fundit.

Madje humbja 1-0 në Europa League kundër Midtjylland thelloi krizën e rezultateve të Van Gaal, por Beckham vazhdon të mbështesë ish-trajnerin e Holandës dhe ka theksuar se nuk është e lehtë të jesh në krye të “Old Trafford”.

“Van Gaal është një menaxher me përvojë, me një reputacion të madh në lojë. Ndonjëherë rezultatet duan kohë. Nuk është e lehtë të jesh menaxheri i Manchester United. Unë e kam takuar atë një herë më parë dhe ai më trajtoi mirë. Ai është menaxher i Manchester United dhe kështu do të gjithmonë kritika, por në fund të sezonit të shikojmë se çfarë do të ndodh”, tha Beckham për ‘talkSPORT’.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: