TIRANE- Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi sot në ‘Studio e Hapur’ në ‘News24’ se nga Italia ka ardhur një kërkesë për ekstradimin e vëllait të Xhafajt, Agron Xhafajt, i implikuar sipas PD në trafik droge.

“Në Shqipëri ka ardhur kërkesë për ekstradimin e vëllait të Xhafës, por nuk është ekzekutuar”, tha
Berisha.

Vasili: Ju po thoni që ka ardhur kërkesa dhe është fshehur?
Berisha: Pa diskutim, është njësoj si rasti i Mark Frrokut.

Arian Cani: Cili është roli i opozitës në këtë moment?
Berisha: Shkallmimi i tyre.

Cani: Ju po kërkoni ikjen e Xhafajt nga ministria

Berisha: Fatmir Xhafaj është një levë e Ramës.

Cani: Pse gjithë kjo energji doktor për të rrëzuar një ministër?

Berisha: Po është pjesë e një familje mafioze.

Aleksandër Cipa: Të gjithë këtë pasuri tani e vunë këta?

Berisha: Ka pasur disa të dhëna për Fatmir Xhafen, ka pasur edh të huaj që flisnin, por nuk kishim gjë në dorë. Ne po luftojmë familjet mafioze të pushtetit.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: