Çerekfinalet e këtij sezoni në “Europa League” rezultuan të hidhura për Zlatan Ibrahimoviç, jo përsa i përket rezultatit pasi Manchester United ia doli të fitojë kompeticionin, por për shkak të dëmtimit të rëndë që suedezi pësoi.

Thuhej se për rikuperimin e 35-së vjeçarit duhej të kalonin afërsisht 9 muaj, por të njëjtën gjë që Ibra e bën në fushë sigurisht që mund t’a bëj edhe jashtë saj. Jo më kot gjigandi suedez kur ende nuk kanë kaluar dy muaj (20 prill) është rikthyer të stërvitet me topin duke paralajmëruar në një mënyrë se nuk dëshiron të mbetet gjatë jashtë fushave, përkundrazi asaj që është thënë.

The touch will never disappear. Lions dont recover like humans. @azsportswear #itsnotaboutthegear

A post shared by IAmZlatan (@iamzlatanibrahimovic) on


Zlatan ka postuar në profilin e tij në “instagram” një video ku shfaqet duke u stërvitur me topin, ndërsa në diçiturë shkruan: “Prekja (marrdhenia me topin) nuk do të zhduket asnjëherë. Luanët rikuperohen ndryshe nga njërëzit!”

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb