Një video është shpërndarë gjerësisht në rrjetet sociale, ku shfaqet një imam nga Kosova që u bën thirrje besimtarëve myslimanë që mos të lejojnë gratë apo vajzat e tyre që të shkojnë në plazh.

Teksa bashkëbisedon në një xhami bashkë me disa besimtarë të tjerë, imami u bën thirrje prindërve që mos t’ja lejojnë këtë gjë grave të tyre gjatë periudhës së agjërimit, pasi është mëkat. Mes të tjerash ai nuk ndalet, madje u sugjeron që t’i rrahin edhe me bishtin e sëpatës.

“Mos i leni me shku në det, gratë gjatë Ramazanit. Bishtin e sakicës (lloj sëpate) e keni pas dere? Nëse është nevoja përdoreni”, thotë imami.
(ed.me/BalkanWeb)

Etiketa: