BRITANI E MADHE – Shfaqja e Mbretëreshës së Britanisë së Madhe, Elizabeth II, në rreshtin e parë të një pasarele në javën e modës në Londër ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve.

Në krah të kryeredaktores së “Vogue”, Ana Ëintour 91-vjeçare ndoqi sfilatën e stilistit të ri Richard Quinn. Në përfundim të shfaqjes, Elizabeth II prezantoi dizajnerit Quinn çmimin “Mbretërsha Elizabeth II.

“Buckingham Palace” përmes një deklarate njoftoi se ky çmim është krijuar për të njohur rolin e industrisë britanike të modës në shoqëri dhe diplomaci. Ai do t’i jepet çdo vit një stilisti të ri britanik, që shfaq talent të jashtëzakonshem dhe origjinalitet.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb