KOSOVE-Kreu i Aleancës Kosova e Re njekohesisht ministër i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli, shprehet i bindur se Gjykata Speciale për Krime Lufte në Kosovë, nuk do të ngre aktakuza ndaj elitës së politikës kosovare, veçanërisht ndaj atyre që janë gjykuar më parë në Hagë, sikurse është rasti i kryeministrit Ramush Haradinaj.

“Individët që tashmë kanë mbajtur burg në Evropë, e që pastaj janë liruar, janë kthyer, tani bëjnë punën e tyre për vendin”, thotë Pacolli për televizionin zviceran SRF.

Por, zëvendëskryeministri kosovar nuk mendon se të gjithë shqiptarët kanë dalë të pastër nga lufta në Kosovë. Ai thotë se ka shqiptarë që janë fajtor për krime lufte.

“Është e mirë që do ketë akuza kundër atyre që në të vërtetë kanë kryer krime lufte. Ka patur shqiptarë që kanë qenë fajtorë. Ata duhet të dënohen për këtë”, ka thënë ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: