Bekim Balaj ka qenë protagonisti absolut sot në fitoren 3-1 që ekipi i Terek Grozny-t ka arritur kundër BRNO. Rusët xhvilluan një miqësore me Çekët për të parë kondicionin fizik të lojtarëve dhe ai që shkëlqeu më shumë ishte sulmuesi shqiptar që realizoi dy herë.

Takimi nuk nisi mirë për Terek i cili pësoi gol në minutën e 26-të. Në fillim barazoi Mbengue dhe më pas dy herë Balaj do të vulosnin rezultatin në 3-1. Shkodrani realizoi në minutën e 50-të dhe 62. Por loja nuk do të maronte këtu për sulmuesin kuqezi, pasi në minutat e fundit do të ndëskohej me karton të kuq.

Me ekipin e Terek Grozny-t aktivizohen edhe dy lojtarë të tjerë shqiptar, Odise Rroshi dhe Bernard Berisha që iu bashkua rusëve në merkotan e janarit.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb