Menu Krye Të Fundit | Shqipëria |

Bekim Balaj e fillon sezonin titullar dhe me fitore… para Ronaldinjos (Video)

balaj-470x247

Bekim Balaj ka filluar si titullar sezonin në kampionatin rus, duke zbritur nga minuta e parë në fushë në ndeshjen që ekipi i tij, Akhmat Grozni, luajti kundër Amkar. Hapja e kampionatit rezultoi pozitive për skuadrën e sulmuesit shqiptar, e cila fitoi me shifrat 1-0 dhe këtë radhë, kishte në tribunë një të ftuar nderi shumë të veçantë, brazilianin Ronaldinjo.

Ky i fundit zbriti në fushë për të dhënë shkelmimin e parë të sezonit për ekipin e Akhmat, ndërsa më pas u kthye në një tifoz të mirëfilltë për skuadrën çeçene në këtë përballje të parë për sezonin 2017-2018 ku pritshmëritë janë të mëdha dhe synohet arritja e Ligës së Europës.

Akhmat, që ndërroi emrin nga Terek gjatë verës, arriti të regjistronte një sukses të rëndësishëm falë golit të Xhaba në fundin e pjesës së parë, në një aksion të nisur pikërisht nga Balaj. Sulmuesi ishte i vetmi shqiptar që zbriti sot në fushën e lojës nga skuadra e tij, pasi Roshi dhe Berisha ndoqën ndeshjen nga pankina./panoramasport


KOMENTO

*E-mail nuk do te publikohet.
Komenti juaj do publikohet brënda 3 orëve , nëse përdorni fjalor ofendues , komenti nuk do të publikohet nga moderatori .


Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.