Në përfundimin e pjesës së parë Terek Grozni udhëheq sfidën me rezultatin 2-1 kundër Zenit Petersburg. Të dy golat e skuadrës vendase janë shënuar nga bomberi shkodran Bekim Balaj. Nëse Grozni do të arrijë të ruaj këtë rezultat do të ngjitet në vendin e tretë të tabelës së klasifikimit.

Kjo nuk është një rastësi pasi sulmuesi i kombëtares u shpall lojtari i muajit në ekipin e tij. Dy golat e shënuar sot e dërgojnë atë në 8-të realizime gjithsej në kampionat.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: