Bekim Balaj është rikthyer të jetë i disponueshëm për ekipin e tij në kampionatin rus pas një dëmtimi që e mbajti për rreth dy muaj larg fushave të lojës. Sulmuesi shkodran duket se ka hedhur pas krahëve dëmtimin që e kushtëzoi të mungonte dhe në sfidat e Kombëtares duke u rikthyer sot në fushë për Akhmat Grozni-n që fitoi në kampionat kundër Rubin kazan.

Balaj u aktivizua në minutën e 80-të të duelit kundër Rubin Kazan, duke zënë vendin e Bernard Berishës në fushën e lojës. Vetëm 6 minuta më vonë, skuadra e tij gjeti rrugën e rrjetës për të siguruar suksesin 1-0 që e ngjit Akhmat Groznin në vendin e 5 në renditje. Sa i përket Odise Roshit, ai qëndroi gjatë gjithë ndeshjes në stolin e rezervave.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb