‘Në jemi si miqtë më të mirë, që është shumë më mirë’. Kështu thotë Bella Hadid nëpërmjet Vogue Australia, duke mohuar zërat zyrtarisht për një lidhje me Jordan Barrett.

Të fotografuar së bashku nëpër evente apo në anije, bukuroshët 20 vjeçarë janë prej muajsh në qendër të thashethemeve mediatike për një flirt të mundshëm mes tyre.

Vogue Australia i ka dedikuar kopertinën e muajit shtator modelëve më të famshëm të momentit. Në brendësi një intervistë për botën e modës, në të cilën të dy tregojnë anektoda për karrierën e tyre dhe për miqësinë.

Të njohur në New York, nëpërmjet mikeshës së tyre Hailey Baldwin, të dy kanë filluar të frekuentohen dhe janë bërë gjithmonë e më të afërt me njëri-tjetrin. ‘Jordan është si një vëlla për mua’ ka thënë Bella Hadid, duke treguar situatën e tyre të përbashkët, gjithmonë në udhëtime dhe larg nga familja.

Jordan Barret ka thënë që Bella i dhuron ‘energji dhe të dridhura’.
Kështu përfundon historia dyshuese e dashurisë mes Bella Hadid dhe Jordan Barrett, që bënte të përshpëriste botën e modës dhe fansave të shumtë të tyre.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: