SHKODËR– Një person ka rënë në pranga, ndërsa tre të tjerë janë shpallur në kërkim, pasi akuzohen për disa vjedhje me dhunë. Burime zyrtare nga policia e qarkut Shkodër bënë me dije se në kuadër të operacionit “Missing gift” u arrestua Klodian Sinaj, 28 vjeç. I riu ishte dënuar më parë për veprat penale “Vjedhje” dhe “Armëmbajtje pa leje”.

Ndërkohë, u shpall në kërkim dhe punohet për kapjen e shtetasit me inicialet O. M., 28 vjeç, banues në lagjen Vasil Shanto në Shkodër. Nga veprimet hetimore të kryera janë zbardhur dhe dokumentuar me prova ligjore 7 vjedhje me dhunë, ku Klodian Sinaj në bashkëpunim me shtetasin O. M, dyshohen si autorë të tyre.

Konkretisht:
-Me datë 07.02.2017, në vendin e quajtur Rruga ”Qyteza e Gajtanit” i kanë vjedhur një varëse floriri, shtetases P. A.
– Me datë 10.02.2017, në vendin e quajtur mapo “Parrucë” ,i kanë vjedhur një telefon, një Tablet, dhe një vlerë monetare shtetases K. B.
– Me datë 25.03.2017, në vendin e quajtur Lagjja “Vasil Shanto “tek një dyqan i këmbimit valutor, i kanë vjedhur një telefon shtetasit M. Q.
– Me datë 15.04.2017, në vendin e quajtur Rruga “Fahri Ramadani” Shkodër i kanë vjedhur një varëse floriri, shtetases M. Z.
– Me datë 30.04.2017 , në vendin e quajtur Rruga “Kongresi Përmetit” i kanë vjedhur një çantë në pronësi të shtetases E. D.
– Me datë 13.05.2017, në vendin e quajtur Rruga “Mbreti Gent” i kanë vjedhur një telefon shtetases S. I.
– Me datë 12.06.2017, në vendin e quajtur Rruga “Jezuitve” i kanë vjedhur me dhunë një varëse floriri shtetases M. K.

Gjithashtu, shpallur në kërkim dhe që punohet për kapjen e tyre në lidhje me këto ngjarje janë edhe shtetasit:
– T. T. 61 vjeç, banues në Shkodër
– K.T, 34 vjeç, banues në Shkodër
Këta shtetas , dyshohet se në dyqanin e tyre i pranonin dhe i blinin sendet e vjedhura nga 2 autorët e ngjarjes. Veprat penale në ngarkim të shtetasve Klodian Sinaj dhe O.M. “Vjedhje me dhunë”, “Vjedhje” në bashkëpunim parashikuar nga nenet 139 dhe 134/2-25 të Kodit Penal.
Vepra penale në ngarkim të shtetasve T. T. dhe K. T. “Përvetësimi i parave ose mallrave që rrjedhin nga vepra penale ose veprimtaria kriminale” parashikuar nga neni 287/b i Kodit Penal. Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprime të mëtejshme.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: