TIRANE– Një aksident rrugor ka ndodhur mesditën e sotme në zonën e “Don Boskos” në kryeqytet. Rreth orës 12:00, një automjet tip “Benz” ka përplasur një të ri i cili lëvizje me motoçikletë.

Në fotot që “BalkanWeb” ka siguruar nga vendngjarja duket se goditja ka qenë e fortë. Si pasojë e përplasjes, pjesa e përparme e “Benzit” është dëmtuar ndjeshëm. Shumë të mëdha janë edhe dëmtimet që ka pësuar motoçikleta, ndërsa i riu që e drejtonte, rreth të tridhjetave, ka mbetur i plagosur.
aksident-makina-perplas-motorin
Dëshmitarët e pranishëm në vendngjarje thonë se i riu ka pësuar dëmtime në kokë, dhe është dërguar në spital për të marrë ndihmën mjekësore.

Sakaq, policia e mbërritur në vendngjarje ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb