Qeveria serbe i ka dhënë një mesazh të qartë BE-së dhe Kosovës se Beogradi nuk do të pranojë rishikimin e marrëveshjes për formimin e Bashkësisë së Komunave serbe në Kosovë.

‘Marrëveshja e arritur më 25 gusht mes Prishtinë dhe Beogradit nuk do të ndryshohet’, ka deklaruar sot në Bruksel drejtori i të ashtuquajturës Zyra serbe në Kosovë, Marko Gjuriç.

Pas takimit teknik me përfaqësuesit e Prishtinës për zbatimin e marrëveshjes për AKS-në, njohjen e diplomave universitare dhe lirinë e lëvizjes përmes kufirit, Gjuriç ka theksuar se delegacioni serb e njoftuar bashkësinë ndërkombëtare dhe përfaqësuesit shqiptarë se Beogradi do që marrëveshja të zbatohet në tërësi dhe deri në fund.

“Ne presim që ato pjesë të marrëveshjes që për ne janë të rëndësishme të zbatohen deri në fund”, tha Gjuriç, duke përfshirë këtu sipas tij edhe Gjykatën Kushtetuese.

(E.G./BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb