BEOGRAD– Serbia ka paralajmëruar masa të ashpra në rast se Shkupi mbështet Kosovën për anëtarësimin në institucionet ndërkombëtare, përfshirë edhe anëtarësimin në UNESCO.

Mediat në Serbi shkruajnë se Serbia do të rishikojë vendimin për njohjen e Maqedonisë me emrin e saj kushtetues dhe emërimin tjetër si ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë, raporton ‘Novosti’.

Prishtina do të ketë mundësi të tentojë pranimin në UNESCO pas dy vitesh, ndërsa gjatë vizitës së tij në Kosovë, kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev u shpreh se Shkupi do të mbështesë Kosovën në procesin integrues, por theksoi se ‘Serbia është fqinji i tyre’.

Kujtojmë se gjatë vizitës në Serbi, Zaev tha të kundërtën se Maqedonia nuk do të përkrahë Kosovën në UNESCO.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: