Nga: ERJON SKENDAJ*TIRANË-Ish drejtori i maternitetit “Mbretëresha Geraldinë” aktualisht kandidati i opozitës për bashkinë e tiranës z Halim Kosova rrezikon të përballet me drejtësinë për mënyrën sesi ka menaxhuar dhe drejtuar maternitetin gjatë kohës që ka qenë drejtor. Paralajmërimi ka ardhur nga vetë ministri i shëndetsisë Ilir Beqaj, i cili e akuzon ish-kreun e maternitetit për shkelje dhe abuzime të rënda me detyrën me një kosto për buxhetin e shtetit që i kalon 600 mijë euro.

“Ky spital, në shumë e shumë vite, është keqmenaxhuar. Ne kemi rreth 500 mijë dollarë pajisje këtu jashtë përdorimit që janë ende në inventar kontabël, sepse deri në vjeshtë të 2013 nuk ekzistonte koncepti i inventarizimit në këtë spital. Për periudhën 2008-2009, kemi gjetur këtu barna të skaduara në vlerën e 100 mijë dollarëve. Këtu është një autoambulancë që prej vitesh as punon, as nuk kolaudohet, as nuk paguan taksa, por që deri në vjeshtë të 2013-s shpenzonte karburant.”- u shpreh Beqaj.

Abuzimet sipas ministrit nuk kanë kursyer as aparaturat e reja që i janë dhuruar maternitet nga donatorë të ndryshëm. “Gjithashtu, një sasi jo e vogël pajisjesh mjekësore të ardhura dhuratë, nuk është inventarizuar kurrë, pra ata që kanë drejtuar më parë këtë spital e kanë trajtuar si një pronë të tyre. Madje, t’i përdorin pajisjet që kanë ardhur si dhuratë për spitalin, sikur ta kishin pronë të tyren, u shpreh ministri.

Deklaratat ministri i beri gjatë inagurimit ekografisë 4-dimensionale, të instaluar pranë këtij materniteti.”Këto 20 muaj janë rreth 250 mijë dollarë investime që janë kryer, përfshirë inkubatorët, laboratorët, sallat e kirurgjisë obstetrike. Tashmë është një eko e re, me teknologji të përparuar, që prej vitesh ekziston, po që më në fund kanë mundësi ta përfitojnë gratë që vijnë në këtë spital. Sidomos edhe mjekët që janë në spital kanë mundësi të bëjnë ekzaminime me teknologji më të përparuara”, shtoi ministri.

(a.n/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: