Një aksident automobilistik ka ndodhur mesditën e sotme në aksin rrugor Berat- Skapar, në dalje të lagjes “Uznovë”, ku tre persona kanë mbetur të plagosur.

Dy mjete u përplasën mes tyre, ndërsa udhëtonin, njëri në drejtim të hyrjes së qytetit dhe tjera në dalje të tij. Si pajojë e këtij aksidenti janë plagosur rëndë 3 shtetasit: E.Ç, 29-vjeç, K.S, 29-vjeç dhe J.Y, 27-vjeç.

Të plagosurit janë dërguar drejt spitalit të Beratit për të marrë ndihmën e parë mjekësore. Burimet zyrtare të Spitalit Rajonal Berat pohojnë se, të plagosurit kanë marrë plagë në kokë e trup dhe njëri prej të plagosurve është dërguar me urgjencë drejt Siptalit Ushtarak në Tiranë. Nuk dihen shkaqet që çuAN në këtë aksident.
(er.cu/News24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb