BERAT-Dikur, rrugicat me kalldrëm, që konsideroheshin si krenaria e qytetit të Beratit, sot po humbasin nga dita në ditë. Rrugicat e kalldrëmta kanë qenë prezente në shumë lagje të qytetit, përfshirë të gjithë ansamblin e lagjeve muzeale. Këto rrugica, të ndërtuara me mjeshtëri nga gurëskalitësit e qytetit, sot në shumë lagje ndodhen vetëm në kujtesën e banorëve më të vjetër të tyre.

Ndërtimet e bëra vitet e fundit, shtesat e ndërtesave ,garazhet, etj, nuk mund të linin pa prekur dhe këto rrugica të gurta, të cilat kanë tashmë kanë mbetur fare pak. Në shumë lagje të qytetit rrugicat janë zëvendësuar me beton, janë prishur ose nuk mirëmbahen. Qytetarët më të vjetër beratas tregojnë me nostalgji se si dikur për këto rrugica kujdeseshin të gjithë, ndërsa sot askush nuk kujtohet.

Bashkia e qytetit muze, edhe pse ka ndërhyrë disa herë, pjesërisht, në meremetimin e rrugicave me kalldrëm, bën me dije se e ka të pamundur të ndërhyjë në rikonstruksionin e plotë të tyre, për shkak të mungesës së fondeve.

(a.n/News24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: