TURQI – Lumturia e Miss Turqisë ka zgjatur vetëm një ditë, pasi organizatorët vendosin t’i heqin kurorën për një reagim në “Twitter”. 18-vjeçarja, Itir Esen u kurorëzua ditën e enjte më e bukura e Turqisë, por një ditë më pas doli në dritë një postim i saj mbi grushtin e shtetit të 15 korrikut të vitit 2016.

_97982415_turkey2

Itir krahasonte ciklin e saj menstrual me gjakun e derdhur të “martirëve”, siç i quan Erdogan viktimat që vdiqën duke i rezistuar grushtit të shtetit shkruan bbc. Organizatorët e konkursit reaguan duke thënë se postimi i vajzës ishte i papranueshëm dhe morën vendimin që t’i hiqej kurora sa më parë.

n_118293_1

“Na vjen keq të themi se postimi i përket Itir Esen. Nuk është e mundur që Organizata e Miss Turqisë të promovojë një reagim të tillë dhe të konkurrojmë në botë me këtë imazh”- thanë organizatorët.

Ndërkohë Itir Esen reagoi menjëherë në Instagram, duke thënë se postimi i saj nuk ishte aspak politik.
(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: