TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar mesazhin e një tjetri qytetari dixhital, ku akuzon kryeministrin Edi Rama për lidhje të tjera me Kelment Balilin.
Sipas mesazhit të ardhur në adresë të Berishës, Kelmend Balili në fund të vitit të kaluar e ka çuar Ramën të takohet me baronët e drogës në ishullin Rodos. Berisha publikon edhe një foto ku duket kryeministri Rama.

STATUSI I BERISHËS
Qytetari dixhital informon:
Klement Balili ne fund te vitit te kaluar shoqeroi Edi Ramen ne Rodos tek nje grup sarandiotesh qe sipas tij jane boset e droges ne zone dhe kane nje seri lokalesh! sb
“Mirmbrema zoti Berisha. Klement Balili qe esht shpallur si Eskobar i Ballkanit esht personi qe e coi Ramen para disa kohesh, dhjetorin qe kaloi ne Rodho atehere qe u takua me baronet e droges. Rama ishte ne Sarandë dhe iku per gjith naten ne Rodo e coi Keli tek kto persona qe kan lidhje te forta se jan Sarandjot dhe kan klube ne Rodo. Kjo foto zoti Berisha esht bere ne kohen qe Rama vajti nga saranda ne Rodo. Kto jan bosat e droges qe kan gjith clubet e Rodosit dhe jan miqt e Rames. Pronari i lokalit ne rrodho Faliraqi esht shqiptar sarandjot aty kercet droga … Ka dhe nja 15 lokale atje ne Faliraqi. Ne clubet e tyre behet nami ne drog jan nga Saranda Sikurse Keli qe punon Hotelin qe quhet Santa kuaranta. Keli esht Klementi esht nga Saranda. Personi quhet Kozma Kote.”

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: