KRUJË- Pas denoncimit të ish-kryeministrit Sali Berisha për disa ara me kanabis në Krujë, ka reaguar Policia e Durrësit.

Mësohet se menjëherë pas publikimit të një fotoje nga Berisha, policia ka ushtruar kontroll në fshatrat Brret dhe Mafsheq por nuk ka gjetur drogë.

Berisha fb 2

Zyrtarisht policia e Durrësit thotë se “në lidhje me postimin e bërë në rrjetet sociale më datë 30.08.2017 nga deputeti Sali Berisha, ku pretendohej se në zonën e Krujës, përkatësisht në fshatin Brret dhe Mafsheq kishte bimë narkotike, ju bëjnë me dije se:
Policia e Shtetit ka zhvilluar një kontroll të imtësishëm në këto zona dhe nuk kanë konstatuar bimë narkotike.
Nga ana e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës janë bërë një sërë goditjesh mbi asgjësimin e bimëve narkotike në zonën e Krujës, arrestimin dhe procedimin e personave përgjegjës”.

Për më tepër policia publikon edhe foto nga terreni.

ska droge ne Kruje (2)

ska droge ne Kruje (4)

Polica e Durrësit fton çdo shtetas të denoncojë duke i falënderuar për bashkëpunim me qëllim goditjen e paligjshmërisë, duke garantuar marrjen e masave konkrete ligjore nëse konstatohet shkelje apo implikim. Ndërkohë që vazhdon puna për rikontroll të plotë të territorit.

ska droge ne Kruje (1)

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: