Ish-kryeministri, Sali Berisha, me anë të një statusi në “Facebook” ka denoncuar sot mënyrën se si po trajtohen nga qeveria ushtarakët e angazhuar me shuarjen e zjarreve në male.
Referuar denoncimit të “ushtarit dixhital” që i ka dërguar edhe një foto, Berisha shkruan se “mëngjesi qesharak është një vezë e zierë 70 kalori, një domate dhe një copë djathë. Dënoj me ashpërsinë më të madhe këtë qëndrim si një turp dhe dëshmi e korrupsionit”, – shkruan ndër të tjera Berisha.
21078763_859775500850025_2773410534824287414_n
Statusi i Sali Berishës
Ushtari dixhital denoncon:
Mengjesin qesharak qe u japin tek shuajne zjarret ne malet e Pukes!
Nje veze e ziere 70 kalori, nje domate e dhe nje cope djathe. Duke pershendetur efektivin e ketij reparti dhe te gjithe ata qe marrin pjese ne shuarjen e zjarreve, denoj me ashpersine me te madhe kete qendrim si nje turp dhe deshmi e korrupsionit! Kjo eshte diete e forte per te rene ne peshe! sb
“mirmbrema doktor
shikoje se me cfar e ushqen ushtrin tone noriega bashk me mimi striptisten ku racion eshte dhe ne mengjes ne puke duke fik zjarr jemi batalioni 1010 vau dejes dalim nga ora 5 e mjesit dhe ng ora 10:00 na sjedhin kte ushqim”
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: