TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar në profilin e tij në “Facebook”, ndërsa akuzon qeverinë për import plehrash.

Pavarësisht se nuk është shumë e qartë, në video duket një tren mallrash i ngarkuar me mbetje.
“Treni i mbushur me plehra të importuara po largohet nga porti i Durrësit. Ligji për importin e plehrave është rrëzuar nga Presidenti i Republikës, por për kryekumbaren e qeverisë shqiptare ligji i tij është plehu dhe xhepi”, shkruan Berisha në “Facebook”.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: