TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha e ka cilësuar fitore dorëzimin e mandatit nga deputeti dhe ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, 6 muaj pas akuzave të ngritura ndaj tij nga Prokuroria për përfshirje në trafik droge.

Ai tha se është fitore për qytetarët dhe opozitën që mban flamurin e dekriminalizimit por se asgjë nuk ka për të ndryshuar pa largimin e kryeministrit Edi Rama.

“Edvin Kristaq Rama është arkitekti i zi i politikës së kanabizimit, kokaizimit dhe heroinizimit të Shqipërisë. As gjë nuk sjell flakja e Saimir Tahirit jashtë parlamentit deri sa Edi Rama qëndron në parlament. Dorëzimi i mandatit të tij sot është dëshmi e forcës së krimit. Atë që nuk e bëri dot parlamenti e bëri Saimir trafiku. Në vend se një parlament të ketë forcën për t’i hequr mandatin nuk ia hoqi dot. Një takim i fshehtë është paralajmëruar se është bërë në një spital privat të Tiranës. Se dike ti, këtë e ka marrë vesh gjithë Shqipëria. Kjo është në një farë mënyre një fitore e mbarë qytetarëve shqiptarë dhe opozitës që mban flamurin e dekriminalizimit të parlamentit dhe shoqërisë. Por asgjë nuk ndryshon n.q.s njeriu që po flet tani në parlament, që flet nga mëngjesi deri në darkë, që udhëton si faqe e zezë nëpër Europë dhe i bojkotojnë darkat dhe pritjet si të ishte përfaqësues i Kim Jong, njeriu të cilit i ka dalë boja si psikopat dhe toksik. Rama, në kategorinë e liderëve toksikë. Liderë që shpërndajnë helmim në ambientin ku jetojnë. Edvin Kristaq Rama përpiqet me çdo kusht të mbijetojë, ai nuk e kupton se bota nuk po kërkonte dorëheqjen e Saimir Tahiri po të tij”, deklaroi Berisha.

Po ashtu Berisha shtoi se Rama rikthehu burgun politik në Shqipëri. “Kjo është kalbësira e pushtetit në Shqipëri dhe Ballkani e Europa, që duhet të hidhet sa më parë. Rama rikthehu burgjet politike në Shqipëri dhe unë ftoj shqiptarët të ngrihen në lartësinë e guximit dhe ti bëjnë Edi Ramës. Thirrja ime është; të hedhim, të hedhim, kalbësirën e Ramës”, përfundoi Berisha.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: