TIRANE– Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri ka reaguar pas deklaratave të ish-kryeministrit Berisha, i cili e akuzonte se ka dalë në foto me Habilajt. Përmes një reagimi në rrjetin social “Facebook”, ministri Gjiknuri thotë se nuk ka njohje me Habilajt dhe as marrëdhënie me ta.

Teksa akuzon ish-kryeministrit për shpifje, Gjiknuri thotë se Berisha nuk njihte as baxhanakun e tij kur ndodhi tragjedia e Gërdecit.

“A mund ta besojë njeri pinokun dixhital, atë që nuk njihte as baxhanakun e tij dhe nuk e dinte as ku i binte Gërdeci?! Habilajt nuk i njoh e as nuk kam patur kurrë marrëdhënie me ta. Fati i keq i shpifësit dixhital që po detyrohet të sajojë e kërkojë lidhje imagjinare mes morisë së fotografive në takimet elektorale me mijëra qytetarë të Qarkut të Vlorës”, shkruan Gjiknuri.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: