TIRANË – Ish-Kryeministri Berisha e ka konsideruar “jashtë të gjitha kushteve ligjore”, arrestimin e kryebashkiakut socialist të Vlorës, Shpëtim Gjikës, arrestim “për herë të dytë me të njejtat akuza”.

Sipas Berishës, Gjika është kurbani i radhës i Kryeministrit, pasi ishte një “armik i brendshëm, një armik i Partisë” dhe shkon më tutje duke deklaruar se akuzat nga Gjikës janë përpiluar me urdhër direkt të Ramës nga kushurira e tij, drejtoresha e INUK-ut në Vlorë, Ina Luçit.

Për më tepër, Berisha ka paralajmëruar arrestimin e radhës, “tani e ka radhën Baftjari”, një aludim për kryebashkiakun e Fierit, Baftjar Zeqajn duke i konsideruar të gjitha këto ngjarje të fundit si tentativa të kreu të Qeverisë për të shuar zemërimin e qytetarëve të pëmbytur dhe për t’u hakmarrë ndaj kundërshtarëve të tij në parti.

MESAZHI I PLOTË I Z.BERISHA NË FB

“Rama të përmbyturve: Hani Shpëtim Gjikën!

Të dashur miq, Rama dhe qeveria e tij ka vendosur të shuajë zemërimin e qytetarëve të përmbytur të Vlorës dhe Fierit me terror psikologjik. Kështu, në kulmin e zemerimit popullor të banorëve të zonave të përmbytura, për shkak të mungesës të një ndihme efiçente nga qeveria, Rama zgjodhi t’i terrorizojë ata me kurbanin e radhës, arrestimin jashtë të gjitha kushteve ligjore dhe për herë të dytë me të njejtat akuza, të armikut tij të brendshëm, Shpëtim Gjika.

Dy hakmarrje, ajo patologjike e të sëmurit psiqik dhe “Hakmarrja për Drejtësi”, arrestuan dje armikun e Partisë, Shpëtim Gjika. Thuhet se padinë për Gjikën me urdhër direkt të Ramës, e ka formuluar Ina Luçi, drejtoresha e INUK-ut të Vlorës, koordinatorja personale elektorale e Ramës, kushurira e parë dhe bashkëpuntorja më e ngushtë e njerit prej eksponentëve më kryesorë të “Hakmarrjes për Drejtësi”, Gentian Gjonajt. Miq, tani radhën e ka armik Baftjari!”

(ar.sh/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb