Deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma, ka thënë mendimin e saj në lidhje me deklaratat negative të ish-kryeministrit Sali Berisha për këshilltarët e kryedemokratit Lulzim Basha.

E pyetur nga gazetarja Nisida Tufa në emisionin “Kjo Javë” në News24 se Berisha tha që këshilltarët e zgjedhur nga Basha ishin mizerabël, Grida Duma tha se nuk mund të komentojë mbi asnjërin prej kolegëve, anëtarëve apo kontribuuesve të Partisë Demokratike, shkruan BalkanWeb

Duma komentoi edhe marrëdhënien me ish-kryeministrin Sali Berisha. “Si me këdo, si me të gjithë kolegët. Kam komunikim, është normale kjo gjë,” tha ajo.

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb