TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha thotë se përveç 275 mjekëve që janë larguar nga Shqipëria në vitet 2016-2017 kanë bërë kërkesë edhe 140 të tjerë për të ikur.

Në një status në “Facebook” Berisha shkruan se vazhdon braktisja e madhe e dheut të Noriegës dhe se mjekët janë larguar nga Shqipëria për shkak të rrogave të ulëta, pasigurisë së madhe, korrupsionit qeveritar.

Por sipas tij, ‘rilindja nuk është provuar rivdekje për të gjithë pasi në atdheun e dashur erdhi turravrap vëllaçko Olsi’.

STATUSI I BERISHËS
Nga dheu i Noriegës po ikin të gjithë!
Të dashur miq, pas njoftimit të urdhrit të mjekeve se gjatë viteve 2016-2017 janë larguar nga Shqipëria 275 mjekë dhe disa burime njoftojnë se kanë bërë kërkesë edhe 140 të tjerë, urdhri i farmacistëve informon se numri i farmacistëve që ka aplikuar për largim gjatë këtyre muajve të vitit 2017 është më i madh se sa i viteve 2015-2016 të marra së bashku.

Kështu vazhdon braktisja e madhe e dheut të Noriegës. Atyre që kanë memorie ju kujtohet vjeshta e vitit 2013 kur Edi Rama ftoi në kryeministri nga anekënd botës 40 mjekë dhe mashtroi shqiptarët se ata kishin vendosur të lënë klinikat në vendet ku punonin dhe të ktheheshin për të rilindur Shqipërinë.

E vërteta është se asnjë prej tyre nuk u kthye në Shqipëri. E kundërta ndodhi, 275 mjekë janë larguar nga Shqipëria dy vitet e fundit për shkak të rrogave të ulëta, pasigurisë së madhe, korrupsionit qeveritar.

Po duhet të jemi korrekt, se jo për të gjithë rilindja e Ramës është provuar rivdekje, jo dhe jo! Në atdheun e dashur shumë, erdhi turravrap vëllaçko Olsi së bashku me bandën e tij të kokainës. Kështu që shqiptarët duhet të falënderojnë Ramën se me ardhjen në atdhe të vëllaçko Olsit, Shqipëria u ngjit në çatinë e botës për përdorimin dhe trafikimin e kokainës. Bravo- bravo!!

Berisha fb

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: