TIRANË-Deputeti Sali Berisha ka publikuar në Facebook dokumenta që sipas tij lidhin familjarët e ministrit Sajmir Tahiri me krimin.
“Te dhena te reja mbi familjaret kontrabandist dhe trafikant e parelares te Sajmir Shullazit, tezaket Habili, dhe perdorimin e vetures zyrtare te tij me targe AA003GB
Me 01.10.2013, Florian Habilaj eshte proceduar penalisht ne Vlore per “heqje te paligjshme te lirise (pengmarrje e nje shtetasi) dhe vetgjygjesi”
Me 25.01.2012, Artan Habilaj eshte proceduar penalisht ne Portin e Durresit pasi jane kapur 86.500 euro te padeklaruara.
Tabelat e meposhtme tregojne:
– pronesine e Sajmir Shullazit mbi automjetin e trafikut AA003GB
– se kush ka hyre e dale jashte shtetit me ate mjet. Aty vihet re se me ate mjet kane dale jashte shteti ne data te ndryshme, familja Habilaj, familjaTahiri si dhe vet ministri. Pra ky mjet perdoret nga te gjithe keta sipas deklarates se Zaganit. Ndersa tabela tjeter eshte certifikata familjare e vellezerve Habili. Sb”, shkruan Berisha ne Facebook duke publikuar keto dokumente.

Dokumentet e Berishës publikohen menjëherë pasi ministri Sajmir Tahiri deklaroi në Kuvend se dëshmia e Dritan Zaganit u ble pasi ish-qeveria Berisha pak para largimit i dhuroi tokë në Orikum.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: