TIRANE-Ish-kryeministri Sali Berisha ka shpjeguar mbrëmë në emisionin “Fakt” variantin e tij se përse u prish miqësia që kishte me gazetarin Mero Baze.

“Përsa i përket Çorapes, pretendimet e tij duhet t’ia lëmë në çorapen e palarë të tij. Problemi është se që kur e njohin. të gjithë ata që e njohin e etiketojnë si Mr. Këllira,” tha Berisha.

I pyetur nëse ka qenë kështu edhe kur ishte mik i tij, Berisha tha: “Në çdo kohë. Miqësia ka qenë kur ai vinte tek unë, që të jemi realisht. Unë miqtë kollaj nuk i lëshoj. Kurse ai sapo kërkoi të kalonte shtypshkronjën pa doganë, i thashë harroje, dhe sapo bëri aktin e larjes së parave, i kërkova agjencive respektimin që të bëjnë punën e tyre. Dhe e bëri me çorapen e Partisë, se çorapja e Partisë është Besnik Sula, atij ia shiti, nga 500 mijë, tha se ia shiti për 1 mijë dollarë”.

I pyetur se përse njerëzit shkojnë e denoncojnë tek ai dhe jo tek kryetari i PD, Berisha tha: “Lulzim Basha është kryetari i opozitës, është një gjeneratë tjetër liderësh, dhe e gjithë eksperienca 20 e ca vjeçare e nxjerr Sali Berishën liderin më direkt të këtij vendi. Dhe ata e dinë që po më thanë një gjë, shumë vështirë të ketë ndonjë faktor që të më pengojë pa e bërë publike dhe e kanë konstatuar. Ka edhe një gjë tjetër, ndoshta për një kryetar partie ai ka zëdhënësin, funksionon me zëdhënësin, funksionon me mekanizma të tjera të komunikimit, kurse unë përdor këtë formë komunikimi dhe unë them ato që thonë qytetarët”.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: