TIRANE- Ish- kryeministri Sali Berisha ka komentuar deklaratat e kryeministrit Edi Rama në emisionin “Studio e Hapur” të Eni Vasilit në “News24”, i cili kërkesën e opozitës për zgjedhje teknike e krahasoi me zgjedhjet në Gjermani. Duke folur nga çadra e protestës, ish- kryeministri Sali Berisha tha se Rama është paranojak dhe nuk mund të bëjë krahasim me Gjermaninë, pasi sipas tij atje nuk është mbushur vendi me drogë. Ndër të tjera Berisha tha se Rama përfaqëson të shkuarën më të zezë dhe xhelatët e shqiptarëve.

“Çfarë i thoshte gazetares ky paranojak. Po pse tha edhe Merkel ka zgjedhjet në shtator, çfarë do bëjë ajo qeveri teknike? Ja ku shkon paranoja e tij. Por Merkel nuk ka mbushur Gjermaninë me drogë, pasi ajo mban standardet më të larta të demokracisë. Merkel nuk ka mbushur vendin me banda e vrasës për të shtypur opozitën. Je i sëmurë dhe i pashpresë t’i lejosh vetes një krahasim të tillë. Ke djegur çdo shans. Rama është paranojak. Duhet të dëgjosh zërin e çadrës, pasi çadra përfaqëson të ardhmen, kurse ti përfaqëson të zezën e shkuar të shqiptarëve. PD sot e udhëheq një udhëheqës i ri, i cili do të ndërtojë një vend me vlera evropiane. Ndërsa ti përfaqëson xhelatët e shqiptarëve dhe skulptorin kriminal që firmoste për varjen e Havzi Nelës. Në çdo qëllim tëndin ndaj vlerave të vendit, ti përfaqëson ish-xhelatin Spiro Koleka. Sepse je rritur në krahët e dajë Kolekës. Je rritur në urrejtje ndaj njerëzve të thjeshtë. Je rritur me kultin ndaj kriminelëve të cilët sot nuk janë më xhelatët, por serialë killer që shëtisin me makina të blinduara dhe bëjnë ligjin. Thirri arsyes, pasi votën e shqiptarëve nuk do mund ta përvetësosh kurrë”-tha Berisha.

Gjatë ditës së djeshme kryeministri Edi Rama është acaruar me pyetjet ngacmuese të moderatores Eni Vasili. Kreu i qeverisë shqiptare u pyet nga Vasili për faktin se pse nuk hoqi dhe ministra të tjerë, por ‘përzgjodhi’ Tahirin.

Me ironi Rama iu drejtua se: “Po se harrova të vija këtu në televizion e t’ju pyesja juve, kë të heq e kë të mbaj. Unë po them vetëm kaq, që me këto lëvizje ndjehet që është rritur ndërveprimi i komunikimit”.

Por kjo nuk ishte e vetmja përplasje live mes kryeministrit dhe gazetares. Siç duket Ramës nuk i pëlqeu ndërhyrja e gazetares teksa kjo e fundit i vuri në dukje se shembulli që kryeministri mori duke krahasuar veten me Merkel, ‘çalonte’.

Krahasimi çalon’, i tha gazetarja Ramës, ndërsa ai nuk nguroi t’i kërkonte disa here që Vasili të ndërpriste fjalën dhe ta linte atë të fliste: “Stop, stoop.. stop. Nuk të lë të ikësh me një fjali“.

DEBATI NE ‘STUDIO E HAPUR’
Demiri, një qytetar shkruan në “Facebook”. Zoti Kryeministër kur do jepni dorëheqje?
Demir pse ta jap dorëheqjen. Presim përgjigjen e Demirit. Nuk jemi në një lojë Demir, jemi në një proces demokratik dhe ti ngjajmë sa më shumë shteteve ku duam të hyjnë me të drejta të plotë. Po pse? Edhe Merkel ta lëri këtë pune. Pasi të shkojmë të lozim bashkë.

Krahasimi çalon..
Stop, stoop.. stop. Nuk të lë të ikësh me një fjali.(Acarohet)

Ky është domeni im..
Stop. S’mund të ikësh me një batutë të tillë. Atje opozita është e përgjegjshme është në parlament (Në Gjermani).

Të gjithë fajin e ka opozita. Kështu ishte dhe kur ishit ju në opozitë…
Unë nuk po them se opozita ka ndonjë faj për punët tona. Për punët tona hajde flasim si ta bëjmë. Ne luftuam dy vjet për të hapur kutitë, dhe mazalla.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb