TIRANË-Kryeministri më i mirë në vite në kohën e postdiktaturës është Sali Berisha. Ish-kreu i Partisë Demokratike fiton në sondazhin online në BalkanWeb nga përçarja e së majtës, dhe kjo nuk është hera e parë. Megjithëse kjo e fundit ka pasur kryeministrat më të shumtë në numër, të cilët janë votuar masivisht duke sjellë shpërndarje të votave, Berisha triumfon me 1 821 vota gjithsej. Votat e shpërndara në emrat e së majtës si Majko, Meta, Nano kanë sjellë një garë të ngushtë të Berishës me kryeministrin aktual Edi Rama në sondazhin me temën “Shqipëria ka ndërruar disa kryeministra pas rënies së komunizmit. Cilin prej tyre vlerësoni si më të mirin?”. Rama në këtë garë ka marrë plot 1 769 vota.

Ish-kryeministri Pandeli Majko pavarësisht qëndrimit relativisht të shkurtër në krye të ekzekutivit është vlerësuar nga lexuesit me vendin e tretë në këtë sondazh.
Një nga emrat më të lakuar gjithmonë në politikë, aktualisht i larguar nga strukturat e PS, Fatos Nano renditet i katërti me 673 vota, i ndjekur nga pas nga Ilir Meta.

Por realisht kryeministrat e majtë kanë fituar së bashku rreth 60% të votave ndërsa të djathtët 30 përqind. 10% e votuesve zgjodhën opsionin, “asnjëri’.

Sondazhi qëndroi 10 ditë online dhe mblodhi 6 544 vota.
Kliko per te zmadhuar imazhin

sondazhikryeministrat

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: