TIRANE– Ish-kryeministri Sali Berisha është kthyer pas në kohë, ndërsa ka kujtuar sulmet e 24 marsit 1999, ku NATO nisi ofensivën ajrore kundër Beogradit, gjatë luftës së Kosovës.

Me anë të një mesazhi në profilin e tij në ‘Facebook’ Berisha e cilësoi atë nismë si një betejë historike kundër regjimit të Millosheviçit, duke sjellë Pavarësinë e Kosovës.

MESAZHI I BERISHËS
24 Marsi fillimit nga NATO i ofensives historike ajrore kunder Beogradit!
Te dashur miq, me 24 mars te vitit 1999, Aleanca e Atllantikut te Veriut nisi ofensiven ajrore te saj me te madhe pas Luftes se Dyte Boterore kunder Beogradit, ne mbrojtje te shqiptareve te Kosoves. Me kete beteje historike, Aleanca e Atllantikut te Veriut pas 3 muajsh sulmesh te pandreprea ajrore imponoi kapitullimin e kasapit te Ballkanit, Salobodan Millosheviç dhe qeverise se tij, firmosjen e marrëveshjes se Kumanoves dhe bene te mundur çlirimin e Kosoves.

Me kete rast le te shprehim te dashur miq mirenjohjen tone me te thelle ndaj Aleances se Atllantikut te Veriut, SHBA, vendeve te tjera anetare te saj, ish presidentit te SHBA Bill Clinton qe udhehoqi Aleancen ne betejen vendimtare per lirine e shqiptareve. sb
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: