TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar me një lajm të fundit pas letrës publike të Agron Xhafajt, vëllait të ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, i vendosur në qendër të akuzave nga opozita.

Berisha, duke iu referuar mesazhit të një qytetari dixhital thotë se Agron Xhafajn e nisën me forcë në Itali me një avion sekret sot në mëngjes, kurse letra sipas tij është shkruar nga ministri Xhafaj.

“Breaking News! Mirëmëngjes Dr. Agron Xhafën e nisën forcërisht në Itali me një operacion top sekret me avion sot herët në mëngjes! Letra është shkrojtur nga Fatziu! E gjitha për të shpëtuar lëkurën e Fatzi falsifikatorit dhe ligjit antimafia!”, shkruan Berisha.

Berisha fb

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb