Menu Krye Të Fundit | Shqipëria |

Berisha merr në “mbrojtje” Kryemadhin, sulmon Ramën: Kur s’ju mbyll dot grave gojën me dorë…

edi-rama-mbyll-veshet

TIRANE- Ish-kryeministri i vendit Sali Beirsha ka komentuar përmes një statusi në Facebook, foton e shpërndarë dje në media, ku gjatë seancës maratonë të Kuvendit, kryeministri mbylli veshët për të mos dëgjuar kritikat e kryetares së LSI-së, Monika Kryemadhi.

Ndërsa gjesti i Ramës u krahasua me atë të ambasadorit Donald Lu, që një ditë para tij, zgjodhi të mos dëgjojë fjalën e kryetarit të Kuvendit, Gramoz Ruçi, duke vënë kufjet, Berisha thotë se ky veprim është provë e kompleksit që Rama ka me femrat.

“Kjo foto provon dhe njehere kompleksin e Rames nga grate. Kur nuk u mbyll dot gojen me “dore”, “xhentellmeni” mbyll veshet! sb”,- shkruan Berisha në Facebook.

(m.a/BalkanWeb)


Komente ( 2 )

KOMENTO

*E-mail nuk do te publikohet.
Komenti juaj do publikohet brënda 3 orëve , nëse përdorni fjalor ofendues , komenti nuk do të publikohet nga moderatori .


Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.