TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha është bindur nga deklaratat dhe faktet e bëra publike dje të deputetit Tom Doshi se Durim Bami është kërcënuar me jetën e fëmijëve, për të ndryshuar dëshminë. Berisha shkruan sot në Facebook se video e regjistruar në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, provon se Durim Bami ndryshoi dëshminë sepse Rama-Meta i dërguan një xhelat në qeli, i cili e kërcënoi se nëse do të fliste do ti zhduknin djalin.

Ish-kryeministri shprehet se kjo gjë fakton se Ilir Meta është porositësi direkt i ekzekutimit të dy deputetëve Doshi dhe Fufi, ndërsa e quan procesin hetimor të prokurorisë, diktat të qeverisë.

“Xhelati i Metës në qeli për Bamin: Do të vrasim djalin po fole!!! Të dashur miq, një video e regjistruar në mjediset e Prokurorisë së Krimeve të Renda me autorizim të Gjykatës, provon se Durim Bami ndryshoi dëshminë sepse Rama-Meta i dërguan një xhelat në qeli, i cili e kërcënoi se nëse do të fliste do ti zhduknin djalin! Fakti që Ilir Meta i çon xhelatin Bamit në qeli me kërcënimin se do të vrasim djalin në rast se pranon se je porositur për të vrare deputetët Doshi dhe Fufi, fakton dhe njëherë se ai është porositësi direkt i ekzekutimit të deputetëve Doshi dhe Fufi, dhe se i tërë procesi i hetimit është një diktat fund e krye i qeverisë për të fshehur skenarin ogurzi të eliminimit të dy deputetëve nga Ilir Meta!!”, ka shkruar Berisha.

 

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: