TIRANE- Ish- kryeministri Berisha ka munguar sot në seancën e Kuvendit, por jo me statuset e tij në Facebook. Berisha ka zgjedhur të komentojë shakanë e ambasadorit të SHBA-ve Donald Lu me koshin e basketbollit në zyrën e Ramës. Nisur nga kjo Berisha thotë se kryeministri është bërë objekt talljesh edhe në SHBA.

“Të dashur miq, piktori dështak ka zgjedhur si rrugë për të mbuluar mashtrimet e mëdha elektorale dhe dështimet e tij të thella me zhgarravinat e tij, apo sajesa të tjera banale siç është koshi i basketbollit në zyrë apo në oborrin e brendshëm të kryeministrisë. Me këto veprime ai është bërë tashmë objekt talljeje publike dhe shpotirash ndërkombëtare. Me këto akte vulgare, piktori dështak veçse dëshmon psikologjinë atërore anakronike, sipas të cilës edhe ndërtesat pronë shtetërore janë pronë personale e tij dhe ai mund të bëjë me to çfarë t’i thotë mendja e tij e sëmurë”,- shprehet Berisha.
(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb