TIRANE- Nga çadra e protestës ish kryeministri Sali Berisha akuzoi kryebashkiakun e Durrësit, Vangjush Dako se me urdhër të Edi Ramës po shkatërron qytetin bregdetar. Berisha tha se Durrësi po shkatërrohet njësoj si Palmira, duke krahasuar Dakon dhe Ramën me ISIS-in.
SALI BERISHA
“Unë ju them këtu se Gjushi është një mafioz që nxin 24 karat. Ky mafioz lokal në atë zonë nuk do guxonte të priste qoftë edhe një degë peme pa urdhrin e këtij kryebanditi që rri këtu (i drejtohet godinës së kryeministrisë) dhe mbush xhepat me paratë e shkatërrimit të Durrësit. Këta po e shkatërrojnë Durrësin si ISIS, Palmirën”,- tha Berisha nga çadra e protestës.

Duke vijuar akuzat, ish-kryeministri tha se Vangjush Dako është vetëm një vegël që përdoret nga Rama. “Ju e dini mirë që Gjyshi është një vegël, e dini mirë se si e kapi banda dhe e nxori për veshi në dritare. Kka vetëm një detyrë, ti çojë qesen me para çdo të dielë Ramës”,- shtoi ai.
(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: